Macron mbërrin në Uzbekistan pas vizitës në Kazakistan për të 'forcuar' lidhjet

Macron mbërrin në Uzbekistan pas vizitës në Kazakistan për të 'forcuar' lidhjet

12:37, 02/11/2023
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në Uzbekistan të mërkurën në mbrëmje pas një udhëtimi në Kazakistan, pjesë e një turneu dy-ditor për të rritur praninë e Francës në Azinë Qendrore.

Vizita e liderit francez vjen ndërsa kombet evropiane përpiqen për ndikim në rajonin e pasur me burime, ku Rusia, Kina, Turqia dhe Evropa që të gjitha kanë interesa ekonomike.

Duke vizituar kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, më herët, Macron tha se donte të "forconte... plotësonte dhe përshpejtonte" partneritetin e Francës me vendin.
Azia Qendrore, e cila ka qenë prej kohësh nën ndikimin rus dhe ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, po merr vëmendje gjithnjë e më të madhe nga fuqitë e tjera, ndërkohë që Moska po merret me luftën e saj në Ukrainë.

Macron pranoi "presionet gjeopolitike" që po i bëhen Kazakistanit, i cili kufizohet me Rusinë në veri dhe Kinën në lindje.

"Unë nuk i nënvlerësoj vështirësitë gjeopolitike, presionet, ndonjëherë goditjet ndaj të cilave mund t'i nënshtroheni," i tha Macron presidentit të Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev.

"Në një botë ku fuqitë e mëdha duan të bëhen hegjemoni dhe ku fuqitë rajonale po bëhen të paparashikueshme," tha presidenti francez,  ai e përshëndet "refuzimin e Kazakistanit... për të mos u bërë vasal".

Tokayev nga ana e tij tha se Franca ishte "partneri kryesor dhe i besueshëm i vendit të tij në BE" dhe se ai donte t'i jepte partneritetit të tyre "nxitje shtesë".

"Kazakistani është prodhuesi kryesor i uraniumit në botë, duke kontribuar mbi një të katërtën e karburantit bërthamor të konsumuar në Evropë," tha Tokayev.

"Me energjinë bërthamore që përbën 63 përqind të sektorit energjetik të Francës, ka potencial të madh për bashkëpunim të mëtejshëm," shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco