Izraeli diskuton mundësinë për lejimin e drejtuesve të Hamasit që të largohen nga vendi, në këmbim të pengjeve

Izraeli diskuton mundësinë për lejimin e drejtuesve të Hamasit që të largohen nga vendi, në këmbim të pengjeve

12:08, 02/11/2023
A+ Aa A-

Izraeli po diskuton mundësinë e lejimit të liderëve të Hamasit, përfshirë krahun e tij ushtarak, të largohen lirisht nga Rripi i Gazës në këmbim të lirimit të të gjithë pengjeve, raporton gazeta izraelite Yedioth Ahronoth.

“Kjo do të lejonte që lufta të përfundonte në një kohë të shkurtër dhe në të njëjtën kohë të deklaronte se qëllimet e deklaruara për eliminimin e infrastrukturës së grupit në enklavë janë arritur.”.

Yedioth Ahronoth vëren se likuidimi fizik i të gjithë personelit dhe infrastrukturës së Hamasit në Rripin e Gazës si pjesë e fushatës aktuale ushtarake do të zgjasë me vite dhe më e rëndësishmja, do të çojë në humbje të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco