Donald Trump Jr. do të dëshmojë në gjyqin kundër babait të tij

Donald Trump Jr. do të dëshmojë në gjyqin kundër babait të tij

21:21, 01/11/2023
A+ Aa A-

Djali i madh i Donald Trump Jr, do të dëshmojë në gjyqin për mashtrim civil kundër familjes dhe biznesit të tyre. Ai është emëruar si i pandehur në padinë prej 250 milionë dollarësh të ngritur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut kundër ish-presidentit, kompanisë së tij dhe disa drejtuesve, përfshirë tre nga fëmijët e tij të rritur.

Gjyqi fokusohet në gjashtë pretendime tjera të bëra në padi, përfshirë falsifikimin e regjistrave biznesorë, mashtrime me sigurime dhe komplot. Të pandehurit i kanë hedhur poshtë pretendimet ndaj tyre.

Ky rasti civil është dërguar në gjykatë kundër ish-presidentit Trump nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, e cila është demokrate. James kërkon 250 milionë dollarë si gjobë për Trumpin dhe kufizime të ashpra në bizneset e tij.

Trump, i cili është në krye të garës për ta fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, i ka hedhur poshtë pretendimet, dhe rastin e ka cilësuar si të motivuar politikisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco