E rrallë/ Mijëra peshq dalin buzë detit, pushuesit e habitur tentojnë t'i shpëtojnë (VIDEO)

20:04, 28/10/2023
A+ Aa A-

Ky është momenti kur një tufë e madhe me peshq vërshuan buzë detit, në plazhin Delray të Floridas në SHBA.

Në pamjet e pazakonta të kapura në video, dallohen dhjetra pushues që habiten me fenomenin, teksa nxitojnë të kapin ndonjë peshk për ta kthyer sërish në det.

Në fakt fenomeni që quhet "vrapimi i qefujve" ndodh gati një herë në vit në këto detra.

Fenomeni ndodh kur tufat e peshkut qefull ndjejnë një rënie temperaturash në ujin e detit, dhe nisin menjëherë migracionin drejt zonave të ngrohta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco