Moska: Droni ukrainas përplaset në objektin e mbetjeve bërthamore ruse

Moska: Droni ukrainas përplaset në objektin e mbetjeve bërthamore ruse

14:49, 28/10/2023
A+ Aa A-
Një dron ukrainas është përplasur në një objekt të depozitimit të mbetjeve bërthamore në termocentralin bërthamor Kursk në Rusinë perëndimore, duke dëmtuar muret e tij, tha sot Ministria e Jashtme e Rusisë.

Ministria tha në një deklaratë se Kievi e ka ditur se veprimet e tij mund të shkaktonin një katastrofë bërthamore në shkallë të plotë.

Moska tha të premten se kishte penguar një sulm me dron në jug të vendit, ku dy media ruse raportuan se një shpërthim dëmtoi fasadën e një magazinimi ku ruhen mbetjet bërthamore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco