Në gjyqin kundër Donald Trump, e bija do të dëshmojë kundër tij! Ja përse

Në gjyqin kundër Donald Trump, e bija do të dëshmojë kundër tij! Ja përse

19:28, 27/10/2023
A+ Aa A-

Ivanka Trump do të duhet të dëshmojë në një rast gjyqësor të lidhur me mashtrime biznesore kundër babait të saj, Donald Trump, ish-presidentit amerikan, dhe vëllezërve të tij, ka marrë vendim një gjykatës në Nju Jork.

Paraprakisht ajo ka thënë se nuk ka nevojë të marrë pjesë në këtë rast, me arsyetimin se është larguar nga Nju Jorku dhe ka hequr dorë nga Organizata Trump.

Mirëpo gjykatësi Arthur Engoron, ka thënë se ajo ende mban lidhje me bizneset e Trumpit dhe pronat e tij në Nju Jork.

Ai tashmë ka vlerësuar se Donald Trump e ka rritur vlerën e pronës së tij për të përfituar kredi më të mira.

Gjyqi fokusohet në gjashtë pretendime tjera të bëra në padi, përfshirë falsifikimin e regjistrave biznesorë, mashtrime me sigurime dhe komplot.

Të pandehurit i kanë hedhur poshtë pretendimet ndaj tyre. Prokurorët besojnë se Ivanka Trump ka informacione të rëndësishme që mund t’i ndajë në këtë rast.

Mirëpo avokatët e saj besojnë se ajo nuk ka bazë ligjore për të dëshmuar, pasi nuk është pjesë e Organizatës Trump prej vitit 2017 dhe që atëherë është zhvendosur në Florida.

Ky rasti civil është dërguar në gjykatë kundër ish-presidentit Trump nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, e cila është demokrate. James kërkon 250 milionë dollarë si gjobë për Trumpin dhe kufizime të ashpra në bizneset e tij.

Trump, i cili është në krye të garës për ta fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, i ka hedhur poshtë pretendimet, dhe rastin e ka cilësuar si të motivuar politikisht./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco