Nëna italiane fiton padinë për të nxjerrë nga shtëpia dy bijtë 40 e 42-vjeçarë që nuk kontribuonin në shpenzime dhe punë shtëpie

Nëna italiane fiton padinë për të nxjerrë nga shtëpia dy bijtë 40 e 42-vjeçarë që nuk kontribuonin në shpenzime dhe punë shtëpie

19:07, 27/10/2023
A+ Aa A-

“Fëmijët e mëdhenj” refuzonin të fluturonin nga foleja e tyre, prandaj nëna u detyrua të niste veprimin drastik të përfshirjes së autoriteteve, shkruan e përditshmja The Guardian.

Një pjesë e madhe e të rriturve nën 35 vjeç raportohet se jetojnë ende me prindërit në Itali, prej krizës sociale e ekonomike që ka përfshirë të gjithë Perëndimin, të nxitur gjithashtu nga kushtëzime e paragjykime shoqërore që kanë reduktuar numrin e martesave dhe iniciativës individuale.

Në rastin e gruas 75 vjeçare nga qyteti verior i Pavia, në gjyq u tha se nëna kishte tentuar shpesh të bindte bijtë e saj me moshë 40 e 42 vjeç, të gjenin një akomodim dhe jetesë më autonome, pasi të dy ishin të punësuar.

“Por asnjëri nuk donte t’ia dinte,” kishte thënë ajo sipas të përditshmes lokale La Provincia Pavese.

Nëna ankohej se të bijtë nuk kontribuonin në shpenzimet dhe as në punët ë shtëpisë, kështu që i çoi në gjykatë.

Çështja kulminoi kur gjykatësja e Pavia, Simona Caterbi, pranoi ankesën e gruas dhe dha urdhrin e dëbimit për dy djemtë.

Në verdiktin e saj Caterbi tha se qëndrimi ne shtëpi i dy djemve nuk justifikohej më pasi ishin më shumë se 40 vjeçarë dhe të punësuar, prandaj u dha kohë deri më 18 dhjetor për të gjetur akomodimin e tyre.

Të dhënat e fundit tregojnë se shumica e të rinjve deri në 34 vjeç në Itali jetojnë me prindërit, sipas të dhënave të vitit 2022, në masë të barabartë mes burrave e grave.

Në një studim të 2019 kategoria që jetojnë ende me prindërit ishin 36.5% studentë, 38.2% të punësuar dhe 23.7% në kërkim të punësimit.

Megjithse urdhra të tillë janë të rrallë, prindër janë hedhur në gjyq më parë në Itali nga fëmijët e tyre që kërkojnë mbështetje financiare.

Në 2020 gjykata refuzoi apelin e një 35-vjeçari italian që argumentonte se kishte nevojë për më shumë para nga 15 000 euro në vit që i lejonin prindërit e pasur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco