Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Shtohen përplasjet me Libanin, SHBA lë 2 mijë trupa në gatishmëri

Shtohen përplasjet me Libanin, SHBA lë 2 mijë trupa në gatishmëri

11:51, 23/10/2023
A+ Aa A-

Rriten përplasjet përgjatë kufirit verior të Izraelit, me Libanin. ‘Duhet t’i mbajmë sytë hapur tek kjo luftë në dy kufij të ndryshëm dhe duhet t’i bëjmë presion Hezbollahut të tërhiqet’, u shpreh senatori Tim Scott.

Ndikimi i Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Libanin jugor po shton shqetësimet për një konflikt me të gjerë. Izraeli po u bën thirrje banorëve në veri të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

‘Inkurajojmë Izraelin që në çdo mundësi të sigurohet se po kujdesen për civilët që gjenden në hapësirën e betejës’, deklaroi sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin.

Situata e rrezikshme ka bërë që Shtetet e Bashkuara të rrisin mbështetjen ushtarake dhe të dërgojnë sisteme raketore shtesë. Dy mijë trupa amerikanë janë në gjendje gatishmërie për dislokim të mundshëm.

Administrata Biden ka propozuar 100 miliardë dollarë ndihma të tjera të huaje, 14 miliardë prej të cilave për Izraelin. Kjo ka nxitur kritika nga disa anëtarë të kongresit.

‘Nuk jam dakord. Ne duhet të fokusohemi tek unifikimi i kongresit lidhur me Izraelin’, deklaroi Tim Scott.

Teksa pikëpyetje ngrihen mbi veprimet që duhet të marrë SHBA për të mbështetur Tel Avivin dhe për të zbutur krizën humanitare në gaza, protesta pro Palestinës shpërthejnë në vendet perëndimore. Në një mesazh në rrjetet sociale të dielën, presidenti amerikan tha se si izraelitët ashtu edhe Ppalestinezët meritojnë njësoj të jetojnë në siguri, dinjitet dhe paqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco