222 persona peng te Hamasi/ Shtohen përpjekjet ndërkombëtare për lirimin

222 persona peng te Hamasi/ Shtohen përpjekjet ndërkombëtare për lirimin

11:26, 23/10/2023
A+ Aa A-

Të paktën 222 persona janë duke u mbajtur peng në Gaza. Shifrat janë përditësuar nga ushtria Izraelite paraditen e së hënës. Mes tyre ka edhe shumë gra e fëmijë të vegjël. Ndërkohë, liderët botërorë po shtojnë presionin për lirimin e pengjeve të huaja

Nga Lyse Doucet, BBC

Udhëheqësit perëndimorë, që kanë përqafuar publikisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, po dërgojnë gjithashtu mesazhe, publikisht dhe privatisht, për nevojën për të shangur nxitimin për të ecur përpara me zemërim.

Mediat amerikane po raportojnë se presidenti Joe Biden po i kërkon Izraelit të shtyjë një operacion tokësor për të lënë më shumë kohë për të liruar pengjet.

Një pauzë do të krijonte gjithashtu më shumë hapësirë për të lejuar shtetasit e huaj të dilnin nga Gaza dhe që brenda të hynin më shumë ndihma.

Lirimi i dy pengjeve amerikano-izraelite të premten dha një dritë të rrallë shprese për familjet e tjera të shqetësuara.

Të paktën 20 amerikanë të tjerë thuhet se janë zhdukur dhe mund të jenë në mesin e dhjetëra të huajve të tjerë që tani mbahen nga Hamasi dhe grupe të tjera.

Kryeministri holandez, Mark Rutte tani është për vizitë dhe presidenti francez, Emmanuel Macron mbërrin nesër, i fundit në një procesion të liderëve perëndimorë që ka të ngjarë të përcjellë të njëjtat mesazhe ballë për ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco