Kërcënim me bombë në selinë e ZDF, transmetuesi publik gjerman, evakuohen punonjësit

Kërcënim me bombë në selinë e ZDF, transmetuesi publik gjerman, evakuohen punonjësit

11:12, 23/10/2023
A+ Aa A-

Disa ndërtesa u evakuuan pas një kërcënimi me bombë ndaj selisë së transmetuesit publik gjerman ZDF në Mainz.

Kërcënimi është marrë mëngjesin e së hënës rreth orës 08:20. Për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe njerëzve të tjerë në vend në rrethin Lerchenberg, disa ndërtesa u evakuuan më pas.

Policia po kontrollon ambientet e ZDF me qen special ndërsa në zonë janë vënë kufizime në qarkullim.

Ekspertët nga Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit dhe mbajtës të qenve të shërbimit me qen eksploziv ishin në vendngjarje, tha një zëdhënëse e policisë. Nuk dihet ende se kush qëndron pas kërcënimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco