Çfarë po e vonon pushtimin tokësor të Izraelit në Gaza?

Çfarë po e vonon pushtimin tokësor të Izraelit në Gaza?

08:07, 23/10/2023
A+ Aa A-

Kur Hamasi pushtoi Izraelin jugor dhe masakroi 1400 njerëz më 7 tetor, propozimi i IDF-së(Forcat e mbrotjes së Izraelit) për të hyrë në Gaza ishte i menjëhershëm dhe një inkursion tokësor pritej të fillonte brenda pak ditësh.

Dhe ndërsa kanë kaluar dy javë nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit duket se inkursioni tokësor po vonohet. 

Arsyeja e parë, dhe më e dukshme, është se në javën e parë të luftës, jo të gjithë nga 360,000 rezervistët e IDF ishin në vendet e duhura me pajisjet e duhura, dhe ata nuk ishin të gjithë plotësisht të përditësuar dhe të trajnuar për misionet e tyre të ndryshme. Pra, ata nuk ishin të përgatitur për të filluar këtë inkursion.

Kjo arsye nuk është e vërtetë, sipas Jerusalempost.

Trupat gjithmonë përmisojnë gatishmërinë e tyre, por pritja dhe stërvitja për një kohë të gjatë pa vepruar krijon rrëmujë dhe shqetësim, dhe kjo ndikon negativisht në moral, vazhdon më tej kjo medie.

Arsyeja e dytë të cilën IDF ende po e përmend – është që t’u jepet më shumë kohë banorëve të Gazës që të evakuohen. 

Deri në fund të javës së parë të luftimeve, rreth 500,000 palestinezë - afërsisht 50% - u larguan nga Gaza veriore drejt jugut. 

Në fillim të kësaj jave të tretë, numri ishte mbi 700,000, afër 70%-75%. 

Arsyeja e tretë – dhe ndoshta më vendimtare – është: Sa më shumë sulme të IAF, aq më pak humbje do të ketë kur të hyjnë në terren, sepse forcat e mbetura të Hamasit do të dobësohen ndjeshëm./Jerusalempost

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco