Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

Meloni konfirmon ndarjen nga partneri: E falënderoj për 10 vitet e mrekullueshme

Meloni konfirmon ndarjen nga partneri: E falënderoj për 10 vitet e mrekullueshme

09:12, 20/10/2023
A+ Aa A-

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu”, këtë ka shkruar në rrjetet sociale kryeministrja Giorgia Meloni duke konfirmuar ndarjen nga partneri i saj. Prej dhjetë vitesh ajo ka qenë në një lidhje romantike me gazetarin e Mediaset Andrea Giambrunon me të cilin ka edhe një vajzë.

Përveçse ka konfirmuar lajmin se historia e tyre e dashurisë ka përfunduar, kryeministrja e Italisë e ka falenderuar partnerin e saj për vitet e kaluara së bashku.

E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Shtigjet tona kanë ndryshuar për ca kohë dhe ka ardhur koha ta pranojmë atë”. -

Ajo gjithashtu ka dhënë një mesazh për kundërshtarët në politikë të saj:

“Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika e ujit gërmon gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë”,tha  kryeministrja Giorgia Meloni

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco