Të gjithë sytë nga BBC: Si po hetohet shpërthimi në spitalin e Gazës

Të gjithë sytë nga BBC: Si po hetohet shpërthimi në spitalin e Gazës

11:25, 18/10/2023
A+ Aa A-

Liderët e Lindjes së Mesme po ndjekin rregullisht BBC-në për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me të vërtetë me shpërthimin në një spital në Gaza, ku kanë humbur jetën të paktën 500 persona. Hamasi akuzon Izraelin, kurse këta të fundit thonë se shpërthimi është shkaktuar nga militantët palestinezë. Por si po heton BBC për shpërthimin në spital?

BBC

Ekipi ynë i verifikimit po heton shpërthimin në spitalin Arab Al Ahli, për të cilin zyrtarët shëndetësorë në Gaza thonë se vrau qindra njerëz.

Zyrtarët palestinezë thonë se është shkaktuar nga një sulm ajror izraelit; izraelitët thonë se është shkaktuar nga një raketë e lëshuar nga brenda Gazës.

Ne u kemi shfaqur ekspertëve të armëve video nga mbrëmja e kaluar dhe imazhe të pasojave këtë mëngjes, në përpjekje për të verifikuar se çfarë ka ndodhur.

Ndërsa nuk ka një konsensus të përgjithshëm, njëri tha se fakti që ndërtesat e spitalit nuk janë shembur, disa makina janë të padëmtuara dhe nuk ka asnjë krater të thellë të dukshëm, sugjeron se nuk bëhet fjalë për një sulm ajror izraelit.

Këtyre ekspertëve u kemi treguar gjithashtu një video me zhurmën e shpërthimit- njëri tha se nuk mund të thoshte nëse ky ishte një sulm izraelit apo një raketë e lëshuar nga brenda Gazës.

Ne po vazhdojmë të shqyrtojmë këtë dhe do t’ju sjellim më shumë informacione kur të kemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco