Britania shpall të jashtëligjshëm 'gazin që qesh', dënime deri në 14 vite burg

Britania shpall të jashtëligjshëm 'gazin që qesh', dënime deri në 14 vite burg

09:53, 18/10/2023
A+ Aa A-

Britania e Madhe ka vendosur të shpallë të jashtëligjshme mbajtjen, konsumimin dhe shitjen e drogës më të re të përdorur nga të rinjtë, e njohur ndryshe me termin “gazi që qesh”.

Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Brendshme mësohet se mbajtja e oksidit të azotit do të konsiderohet një veprim i paligjshëm teksa përsëritësit do të dënohen me 2 vite burg, ndërsa shitësit e tij me 14 vjet.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 8 nëntor dhe tashmë lënda kimike do të listohet si drogë e klasit C.

Oksidi i azotit është një ndër drogat më të reja të përdorura nga të rinjtë për arsye rekreative dhe ka gjetur një përdorim të gjerë dhe në vendin tonë, ku tullumbace të mbushura me këtë lëndë po shiten hapur, madje edhe te të miturit.

Droga mbahet në bombola të vogla metalike, dhe është një gaz pangjyrë që përdoret zakonisht si qetësues në mjekësi dhe stomatologji. Kur përdoret për qëllime rekreative, ajo thithet dhe mund t’i bëjë njerëzit të ndihen të relaksuar dhe shkakton të qeshura.

Ndër efektet anësore që substanca mund të shkaktojë janë; dhimbje koke, ankth, paranojë, ndërsa përdorimi i tepërt mund t’i bëjë njerëzit të humbasin vetëdijen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco