Do takohej me ambasadorët/ Vdes në rrethana misterioze diplomati rus në Turqi

Do takohej me ambasadorët/ Vdes në rrethana misterioze diplomati rus në Turqi

19:03, 14/10/2023
A+ Aa A-

Një diplomat rus është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Turqi. Bëhet fjalë për kreun e Departamentit të Bashkëpunimit Pan-Europian të Ministrisë së Jashtme ruse, Nikolai Kobrinets.

Diplomati arriti në Stamboll për një takim me ambasadorët e huaj, raporton kanali televiziv turk, NTV.

Kolegët u përpoqën ta kontaktonin në telefon pasi zyrtari rus nuk erdhi në takimin e mëngjesit. Pas kësaj, stafi i hotelit shkoi në dhomën e Kobrinets dhe gjeti trupin e tij pajetë.

Sipas informacioneve paraprake të hetimit, ai ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër. Ndryshe, shumë zyrtarë shtetëror dhe oligarkë rus kohët e fundit kanë vdekur në mënyrë misterioze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco