VIDEO/ Alarm në Francë: Pas Luvrit, urdhër evakuimi edhe në Versajë

VIDEO/ Alarm në Francë: Pas Luvrit, urdhër evakuimi edhe në Versajë

17:23, 14/10/2023
A+ Aa A-

24 orë pas sulmit të djeshëm të përgjakshëm me thikë nga një i ri islamik në një shkollë në qytetin Arras dhe ndërkohë që Lindja e Mesme mban erë barut, Pallati i Versajës si dhe muzeu i famshëm i Luvrit morën një kërcënim me bombë ku autoritetet franceze  për sigurinë kanë marrë masa drakoniane.

Evakuimi i mijëra vizitorëve që ndodheshin në atë kohë brenda godinave ishte i menjëhershëm.

"Louvri ka marrë një mesazh me tekst që tregon një rrezik për muzeun dhe vizitorët e tij" dhe "ne kemi zgjedhur (...) ta evakuojmë dhe ta mbyllim atë për ditën kur kryejmë kontrollet e nevojshme," tha sot një  zëdhënës përmes X pasi njoftoi se monumenti historik parizian po vendos bllokimin.

Pak minuta pas orës 17:00, Pallati i Versajës u evakuua gjithashtu pas një kërcënimi për bombë, tha një burim policor.

Alarmi u ngrit pas një informacioni anonim në faqen e internetit moncommissariat.fr, tha burimi për AFP. Versaja nuk do të rihapet për publikun sot.

Siç raporton gazeta “Le Figaro”, qeveria mobilizoi trupat elitare Sentinel ”, një ditë pas sulmit të përgjakshëm me thikë në një shkollë të mesme në Arras, ku mësuesi Dominique Bernard mbeti i vrarë në çast dhe tre të rritur të tjerë u shtruan në spital në një gjendje e rëndë.

Ky akt u cilësua si “terrorizëm islamik” nga presidenti i Republikës Emmanuel Macron.

Sot, Pallati Elyze njoftoi vendosjen e 7000 trupave në territorin francez .

"Këta ushtarë "do të patrullojnë deri të hënën në mbrëmje dhe deri më vonë," sqaroi Elysee, nën frikën se konflikti i armatosur midis Hamasit dhe Izraelit do të shtrihet edhe në Paris.

Sipas Luvrit, “ata që kanë rezervuar për të vizituar muzeun) gjatë ditës do të rimbursohen.

Qeveria e Francës po forcon sigurinë pasi ajo pret Kupën e Botës në Rugbi dhe në më pak se një vit, ajo do të presë Lojërat Olimpike 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco