Thatësira e Amazonës: Varka të bllokuara dhe peshq të ngordhur, pamje që paralajmërojnë një të ardhme të 'frikshme'

Thatësira e Amazonës: Varka të bllokuara dhe peshq të ngordhur, pamje që paralajmërojnë një të ardhme të 'frikshme'

17:01, 14/10/2023
A+ Aa A-

Një thatësirë ​​e rëndë në Amazonën braziliane po pengon transportin, po izolon komunitetet dhe po vret kafshët e egra.

Image

Qeveria braziliane ia atribuon thatësirën ndryshimeve klimatike dhe fenomenit meteorologjik El Niño, i cili ka bërë që vëllimi i reshjeve në Amazonën veriore të bjerë nën mesataren historike dhe nivelet e lumenjve të bien në nivele afër rekordit.

Nivelet e ulëta të ujit përbëjnë një kërcënim për rreth 30 milionë njerëz që e quajnë shtëpi basenin e Amazonës.

Image

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Manaus dhe në më shumë se 20 qytete të tjera.

Image

Katër mënyra se si ndryshimi i klimës ndikon te moti ekstrem

Shtatori më i ngrohtë ndërsa temperaturat globale rriten

Shumë lumenj janë tharë, duke lënë dhjetëra njerëz të bllokuar në fshatrat e largëta të xhunglës.

Image

Fshatra të tëra që varen nga lumenjtë për një jetesë dhe transport të qëndrueshëm kanë vështirësi për të vazhduar jetën e përditshme dhe duhet të marrin ushqime, ilaçe dhe ujë nga ajri.

Disa banorë janë detyruar të hapin puse me dorë në kërkim të ujit.

Image

Peshkatari dhe tregtari Raimundo Silva do Carmo është një prej tyre. 67-vjeçari lahet dhe mbledh ujë nga një pus që e hapi vetë në një zonë të thatë të liqenit Lago do Puraquequara në Manaus.

Një maune që transportonte automjete, gaz dhe furnizime ngeci në tokë nga nivelet e ulëta të ujit muajin e kaluar dhe që atëherë është bllokuar në brigjet e lumit Rio Negro.

Image

"Ndihma erdhi shumë ngadalë për të riparuar varkën time pasi uji po tërhiqej shumë shpejt," shpjegoi Junior Cesar da Silva, kapiteni i rimorkiuesit.

Mauna ishte rrugës për të marrë furnizime nga Borba, 280 kilometra larg në lumin Madeira, një degë e Amazonës.

Image

“Në Madeira, po shfaqen plazhe dhe shkëmbinj që nuk i kemi parë më parë”, tha kapiteni.

Ekspertët dyshojnë se vala e të nxehtit dhe thatësira mund të jenë shkaku i numrit të lartë të peshqve dhe delfinëve të lumenjve, të njohur si boto, që kanë dalë në tokë të ngordhur.

Image

Varkëtarit, Paulo Monteiro da Cruz, i është dashur të lundrojë nëpër ujërat plot me peshq të ngordhur në liqenin Piranha, i cili është prekur nga thatësira e lumit Solimões.

Studiuesit nga Instituti për Zhvillimin e Qëndrueshëm Mamirauá kanë kryer teste të ujit dhe kafshëve të ngordhura të gjetura në liqenin Tefe për të zbuluar se cili është shkaku i saktë i ngordhjes së tyre.

Grupet indigjene, që varen nga lumenjtë për ujë, ushqim dhe për të transportuar mallra kyçe si ilaçet, janë ndër më të goditurat. Ata i kanë bërë presion ndaj qeverisë për të shpallur një emergjencë klimatike.

Image

Muajin e shkuar, qeveria ngriti një task forcë humanitare për të shpërndarë pako ushqimore në fshatrat e izoluara, por grupet indigjene thonë se situata vetëm është përkeqësuar që atëherë dhe që u nevojitet më shumë ndihmë./ BBC - Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco