Analiza e BBC: Konflikti i Izraelit në Gaza ka kapacitetin të përfshijë rajonin

Analiza e BBC: Konflikti i Izraelit në Gaza ka kapacitetin të përfshijë rajonin

14:55, 14/10/2023
A+ Aa A-

Nga Jeremy Bowen, BBC

Unë mendoj se askush në këtë pikë nuk e di vërtet se ku po shkojmë dhe kjo është një nga gjërat më të rënda.

Ndërkohë që statuskuo-ja nuk ishte e kënaqshme për askënd, një javë më parë të paktën kishte një statuskuo.

Tani, ajo është bërë copa-copa dhe në vend të saj ka pasiguri, ndërsa të gjitha mendimet për një lloj afrimi me Arabinë Saudite janë zhdukur- të paktën tani për tani.

Njerëzit mendonin se ekzistonte një realitet i ri në Lindjen e Mesme- se çështja palestineze, edhe pse vazhdonte të acarohej, mund të frenohej.

Nuk e di sa shumë njerëz më kanë tallur kur u thosha se ky konflikt ka kapacitetin jo vetëm të shkaktojë vuajtje dhe gjakderdhje të pamasë, por edhe të hedhë në erë rajonin.

Dhe fatkeqësisht, mendoj se tani kemi parë se si ideja se situata mund të menaxhohej- rezultoi të ishte pak a shumë një iluzion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco