Videot nga Gaza tregojnë jetën në terren këtë javë nën furinë e bombardimeve.

Videot nga Gaza tregojnë jetën në terren këtë javë nën furinë e bombardimeve.

14:27, 14/10/2023
A+ Aa A-

Që të shtunën, pjesë të Gazës kanë qenë nën bombardime thuajse të vazhdueshme. Energjia elektrike dhe uji janë ndërprerë dhe ka akses të kufizuar në ushqim dhe rezerva mjekësore.

Plestia Alaqad, 22 vjeçe dhe Nour AlSaqqa, 23 vjeçe, të dyja nga Gaza veriore, filmuan jetët e tyre këtë javë teksa ndodheshin nën rrethim.

"Kurrë në jetën time nuk kam jetuar si këto ditët e fundit," tha znj. Alaqad. "Situata po përkeqësohet."

Në orët e para të së premtes, ushtria izraelite paralajmëroi rreth një milion banorët që jetojnë në veri të Gazës që të evakuohen në jug.

Sot në mëngjes, zonja Alaqad tha në një postim se ishte në qytetin e Gazës dhe kishte tentuar të evakuohej më herët gjatë ditës, por nuk kish mundur të gjente një mjet transporti. Ajo tha se do të përpiqej të largohej përsëri para se të binte nata.

Zonja AlSaqqa ndau gjithashtu pamjet nga shtëpia e saj në Tal al-Hawa teksa zhurmat e bombardimeve dëgjoheshin në sfond. "Ende nuk kemi dalë nga shtëpia jonë," tha zonja AlSaqqa teksa shihte fqinjët e saj të largoheshin me plaçkat e tyre, "dhe ndoshta nuk do ta bëjmë sepse nuk kemi ku të shkojmë."

Më vonë, zonja AlSaqqa postoi një përditësim se ajo dhe familja e saj po evakuoheshin, por se ata nuk kishin një destinacion të caktuar. "S'e kam idenë se çfarë do të ndodhë," tha znj. AlSaqqa./ New York Times - Syri.net

 

@nytimes

Frightened Palestinians packed belongings and left their homes in northern Gaza on Oct. 13 after Israel’s military demanded that more than a million civilians move to the south of the blockaded coastal strip. But many were reluctant to leave their homes or simply had nowhere else to go. Plestia Alaqad and Nour AlSaqqa, both in their early 20s, have been posting videos to their social media accounts, documenting what life has been like under siege and intensifying Israeli airstrikes.

♬ original sound - The New York Times

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco