Urdhëri i ushtrisë izraelite/ Lëvizja e civilëve të Gazës drejt jugut, gazetari shpjegon pse është e pamundur

Urdhëri i ushtrisë izraelite/ Lëvizja e civilëve të Gazës drejt jugut, gazetari shpjegon pse është e pamundur

11:16, 14/10/2023
A+ Aa A-

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) lëshuan një direktivë të shtunën, duke u kërkuar banorëve të zhvendosen nga qyteti i Gazës në rajonet jugore për 'sigurinë e tyre".

Zëdhënësi arab i IDF-së, Avishay Adraee e postoi këshillen në X, i njohur më parë si Twitter. 

Është e paqartë se sa gjerësisht janë pranuar mesazhet në terren duke pasur parasysh ndërprerjen aktuale të energjisë elektrike dhe internetit. 

Në një intervistë me CNN, zëdhënësi i IDF, Major (Res.) Doron Spielman u pyet se si është komunikuar ky kalim i sigurt në terren, duke thënë se "të gjithë në qytetin e Gazës tani e dinë saktësisht se çfarë po ndodh."

Spielman vazhdoi: "Ata janë njoftuar në arabisht, në shumë gjuhë në çdo platformë të disponueshme, si ato elektronike ashtu edhe ato jo elektronike. Të gjithë në qytetin e Gazës e dinë se duhet të kalojnë në Wadi Gaza."

Kur u pyet përsëri nga CNN nëse IDF po lëshon fletëpalosje në lidhje me pasazhet e reja të sigurta të shpallura të shtunën, duke qenë se shumica e njerëzve në qytetin e Gazës nuk kanë qasje në internet tani, Spielman u përgjigj "po".

Ndërsa reporteri i CNN Ben Wedeman ka shpjeguar pse OKB-ja thotë se kjo është e pamundur.

'Nuk është e mundur të bëhet për një kohë të caktuar dhe është logjike. Madje fjala që përdori OKB-ja është "e pamundur". Po flasim për 1.1 milionë njerëz që duhet të shkojnë nga veriu në Gaza City në jug. Në Gaza ka bombardime të vazhdueshme. Karburanti ka përfunduar. Nuk është e mundur që ata njerëz të evakuohen nga veriu në jug. Dhe ku do qëndrojnë kur të shkojnë në jug?

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco