Fox News: Administrata e Biden dërgoi miliona dollarë te një organizatë që mbështet Hamasin

Fox News: Administrata e Biden dërgoi miliona dollarë te një organizatë që mbështet Hamasin

11:21, 14/10/2023
A+ Aa A-

Rrjeti amerikan, Fox News, raporton se administrata e Joe Biden ka dërguar të paktën 33.7 milionë dollarë te një organizatë palestineze, e lidhur me Hamasin.

Sipas investigimit, fondi prej 33.7 milionë dollarësh kishte për qëllim që të luftohej koronavirusi.

Por ato përfunduan në duart e një organizate palestineze, e cila është akuzuar se shërben si strehë e sigurt për terroristët në Gaza.

Rrjeti amerikan thekson se bëhet fjalë për organizatën ‘Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët’.

Por kjo organizatë është kritikuar vazhdimisht vitet e fundit se nuk bën mjaftueshëm për të parandaluar që ndihmat të arrijnë në duart e terroristëve të Hamasit.

Lokacionet e kësaj organizate thuhet se kanë strehuar aktivitetet e Hamasit dhe kanë përhapur propagandën e Hamasit në shkolla.

Në vitin 2014, revista e majtë amerikane ‘Republika e Re’, shkruante se kjo organizatë në fakt vepron si një ‘degë efektive e Hamasit’.

Kjo organizatë mendohet se ka marrë në total 730 milionë dollarë nga administrata e Biden.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se kjo organizatë ka rëndësi jetike për të ndihmuar civilët palestinezë me ushqime dhe ka një mandat nga Kombet e Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco