Si po i rrit fitimet banka më e madhe amerikane

Si po i rrit fitimet banka më e madhe amerikane

10:55, 14/10/2023
A+ Aa A-

Jamie Dimon paralajmëron për "kohën më të rrezikshme që bota ka parë në dekada".

JPMorgan Chase njoftoi se ka pasur një rritje fitimesh prej 35% për tremujorin e tretë, pasi banka më e madhe amerikane vazhdon të mbledhë fitimet nga normat më të larta të interesit dhe humbjet më të ulëta se normale.

Banka deklaroi të premten se të ardhurat neto u rritën në 13.2 miliardë dollarë, nga 9.7 miliardë dollarë një vit më parë. Ishte më e mirë nga ç'prisnin analistët prej 11.9 miliardë dollarësh, sipas të dhënave të përpiluara nga Bloomberg.

Shefi ekzekutiv i JPMorgan, Jamie Dimon tha se fitimet ishin "solide", por pranoi se "këto rezultate vijnë nga fitimet tona si nga të ardhurat neto nga interesi ashtu edhe nga kostot nën normalen të kredisë, që do të normalizohen me kalimin e kohës".

Në një paralajmërim për konfliktet në Ukrainë dhe Izrael, Dimon tha se kjo "mund të jetë koha më e rrezikshme që bota ka parë në dekada". Pikëpamjet e Dimonit për çështjet botërore ndiqen nga afër në të gjithë Wall Street-in.

Aksionet e JPMorgan u rritën me më shumë se 4% në lëvizjet  e mëngjesit në Nju Jork.

Si me tremujorin e mëparshëm, pjesa më e madhe e fitimeve u nxit nga të ardhurat neto nga interesat, të cilat në 22.7 miliardë dollarë ishin 30% më të larta se i njëjti tremujor i një viti më parë. Shifra ishte jashtë pritshmërive të analistëve prej 22.4 miliardë dollarësh, pasi JPMorgan vazhdoi të përfitonte nga cikli i rritjes së normave të interesit të Rezervës Federale dhe blerja emergjente e First Republic nga banka.

JPMorgan rriti objektivin e saj të të ardhurave neto nga interesi për vitin 2023, duke përjashtuar divizionin e saj të "trading", nga rreth 87 miliardë dollarë në rreth 89 miliardë dollarë.

Të ardhurat neto nga interesi janë diferenca midis asaj që bankat paguajnë për depozita dhe asaj që fitojnë nga kreditë dhe asetet e tjera. Bankat e mëdha si JPMorgan kanë mundur të fitojnë më shumë për kreditë gjatë 18 muajve të fundit pa u ofruar kursimtarëve norma goxha më të larta për depozitat.

Në një rritje të mëtejshme të fitimeve, JPMorgan lëvroi ​​113 milionë dollarë rezerva që kishte lënë mënjanë për humbjet e mundshme, duke pështjelluar vlerësimet e analistëve që banka të shtonte afërsisht 850 milionë dollarë të tjera në rezervat e saj.

JPMorgan vazhdoi të përfitonte nga humbjet relativisht të ulëta në kreditë e saj gjatë tremujorit. Anulimet neto, pjesa e kredive me humbje që janë shënuar si të parikuperueshme, arritën në 1.5 miliardë dollarë, më shumë se dyfishi i të njëjtit tremujor të një viti më parë, por vetëm 6% nga tremujori i dytë.

Në bazë vjetore, JPMorgan zbriti 47 cent për çdo 100 dollarë që kishte huazuar, pa pasur ndonjë rikuperim që kishte bërë.

Humbjet e kredive kanë qenë në nivele historikisht të ulëta që nga muajt e parë të pandemisë Covid-19 falë programeve stimuluese të qeverisë. Por megjithëse rritja e normave të interesit nga Rezerva Federale ka rritur fitimet që JPMorgan ka pasur nga dhënia e kredive, ka shqetësime se normat më të larta të interesit do të krijojnë presion mbi huamarrësit.

Në shenjë mjedisi më të mirë se sa pritej për konsumatorët amerikanë, JPMorgan ka ulur perspektivën për normën neto të tarifimit në biznesin e shërbimeve të kartave nga 2.6% në rreth 2.5%.

Gjithashtu reduktoi udhëzimet e tij për shpenzimet e vitit të plotë nga afërsisht 84.5 miliardë dollarë në rreth 84 miliardë dollarë.

JPMorgan raportoi se tarifat bankare të investimeve prej 1.7 miliardë dollarësh janë 3% më pak nga një vit më parë, por duke dalë kundër vlerësimeve të analistëve për 1.6 miliardë dollarë.

JPMorgan, një lider i industrisë, po raporton për fitime bashkë me Citigroup dhe Wells Fargo. Banka e Amerikës dhe Goldman Sachs do t'i raportojnë rezultatet të martën, ndërsa Morgan Stanley të mërkurën./ Marrë nga Financial Times

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco