Momenti kur Von der Leyen dhe Metsola fshihen në një strehë në Izrael

Momenti kur Von der Leyen dhe Metsola fshihen në një strehë në Izrael

10:58, 14/10/2023
A+ Aa A-

Vizita e Ursula Von der Leyen dhe Roberta Metsola në Izrael u shënua nga një ngjarje e papritur. Ato u detyruan të nxitonin në një strehë për shkak të një sulmi me raketa.

Sky News publikoi videon dhe vuri në dukje se në atë moment u dëgjuan sirenat e sulmit ajror. Kryetarja e Komisionit ka bërë një postim në platformën X për vizitën e saj së bashku me presidenten e Parlamentit Europian.

“Ishim në Kfar Azza. Një nga epiqendrat e mizorive të kryera nga Hamasi fundjavën e kaluar. Tmerri i asaj që ndodhi këtu është përtej fjalëve”, ka shkruar Ursula Von der Leyen.

Izraelitët nisën një bastisjen Gaza dhe deri më tani raportohet për rreth 2000 të vrarë, qëllimi i tyre është të eliminojnë terroristët dhe bazat e tyre në këtë zonë.

Ushtria izraelite raporton se ka indicie për gjetjen e 120 izraelitëve të marrë peng nga militantët e Hamasit. Po ashtu janë bombarduar pozicionet e Hezbollahut në Liban . Arabia Saudite dhe Kuvajti “kategorikisht” refuzojnë të evakuojnë civilët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco