Ushtria izraelite nuk e konfirmon lajmin se Hamasi preu kokat e 40 fëmijëve

Ushtria izraelite nuk e konfirmon lajmin se Hamasi preu kokat e 40 fëmijëve

00:04, 11/10/2023
A+ Aa A-

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se nuk ka asnjë informacion që konfirmon pretendimet se “Hamasi u preu kokën foshnjave”.

Në media thuhet se krahu i armatosur i Hamasit, respektivisht Brigadat Qassam, u “prenë kokën shumë foshnjave izraelite” në anën izraelite gjatë sulmit të së shtunës në mëngjes të nisur në Gaza, raporton Anadolu Agency.

Kur Anadolu kontaktoi njësinë e zëdhënësit të ushtrisë izraelite përmes telefonit dhe pyeti për akuzat, një zëdhënëse tha se, “Ne e kemi parë lajmin, por nuk kemi ndonjë detaj apo konfirmim për këtë”.

Situata në Rripin e Gazës pas një sulmi të befasishëm të së shtunës nga grupi palestinez Hamas në qytetet jugore të Izraelit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme masive ajrore në Gaza dhe e vendosi enklavën nën bllokadë të plotë.

Mbi 1.800 njerëz janë vrarë deri më tani nga dhuna, përfshirë të paktën 830 palestinezë dhe 1 mijë izraelitë.

Izraeli gjithashtu ka ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar situatën tashmë të rëndë humanitare të enklavës së bllokuar.

Rripi i Gazës, shtëpi e afër 2.2 milionë banorëve, ndodhet nën një rrethim izraelit që nga viti 2007.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco