Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Gjatë viti 1999, Benjamin Netanyahu ishte pro Kosovës, kundër Serbisë

Gjatë viti 1999, Benjamin Netanyahu ishte pro Kosovës, kundër Serbisë

20:47, 10/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Israelit, Benjamin Netanyahu, në vitin 1999, teksa kujtonte holokaustin në përvjetorin e tij, pati mbajtur një fjalim për Kosovën.

Aty 24 vjet më parë pati thënë se populli i tij bashkëndjen me atë çfarë ndodhte kilometra larg tyre.

“Asgjë nuk mund të krahasohet me holokaustin e popullit tonë, por si hebrenj, nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur përballemi me imazhe të Kosovës, me mijëra refugjatë të dëbuar nga shtëpitë e tyre, me fytyrat e frikshme që shikojnë nga trenat në hekurudha, nga fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre”, kishte thënë Netanyahu, raporton klankosova.

Rreth 112 refugjatë u pranuan në Shtetin izraelit teksa vetë i pari i qeverisë së atjeshme i pati pritur në aeroport.

Me gjithë këtë, ndonëse kishte përkrahje e ndihma nga atje, Kosova nuk arriti të marrë njohje nga Izraeli edhe për shumë vite pas shpalljes së pavarësisë.

Diçka e tillë ndodhi tek para tri viteve kur Kosova e Serbia nënshkruan një marrëveshje historike në Shtëpinë e Bardhë, në ndërmjetësim të presidentit të atëhershëm, Donald Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco