Putin merr një goditje të rëndë pas krahëve, nëse ai shkon në Armeni arrestohet

Putin merr një goditje të rëndë pas krahëve, nëse ai shkon në Armeni arrestohet

13:32, 03/10/2023
A+ Aa A-

Parlamenti i Armenisë ratifikoi sot Statutin e Romës, traktatin që themeloi Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

“60 deputetë votuan për ratifikimin e Statutit të Romës të GJNP-së dhe miratimin e deklaratës për njohjen retroaktive të juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe 22 votuan kundër”, tha kryetari i Parlamentit Alain Simonyan.

Tani dokumenti do t'i dërgohet Presidentit të Armenisë për nënshkrim. Vendimi pritet të hyjë në fuqi për 60 ditë, raporton RIA Novosti.

Në fillim të vitit, Gjykata Penale Ndërkombëtare paditi Presidentin rus Vladimir Putin për krime lufte të dyshuara në lidhje me dëbimin e fëmijëve nga Ukraina.

Ratifikimi i statutit ka të ngjarë të çojë në një përkeqësim të marrëdhënieve midis Armenisë dhe Rusisë, e cila e ka vlerësuar ofertën e Jerevanit për t'u bashkuar me ICC si një "hap armiqësor", shton AP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco