Steinemier kërkon kufizimin e numrit të migrantëve

Steinemier kërkon kufizimin e numrit të migrantëve

11:48, 03/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha se është në favor të kufizimit të pranimeve të refugjatëve në vend, por paralajmëroi se nuk kishte zgjidhje të lehtë për dilemën e migracionit që ka frustruar Evropën për vite me radhë.

 “Ne kemi nevojë për një kufi në numrin e mbërritjeve, nuk ka dyshim për këtë”, tha ai në programin ”Tagesthemen” të transmetuesit publik ARD, dje në mbrëmje.

Ai tha se nevojitej një qasje gjithëpërfshirëse, përfshirë Gjermaninë, në vendosjen e kontrolleve më të rrepta kufitare dhe, në nivel të BE, procedura më të shpejta për të dëbuar azilkërkuesit, aplikimet e të cilëve janë refuzuar ose nuk kanë pothuajse asnjë shans për t’u miratuar.

 ”Nëse ne mund ta menaxhojmë këtë rregullore dhe falë Zotit jemi në rrugë të mbarë, atëherë numri i të ardhurve në Gjermani do të ulet”, tha Steinmeier.

Migrimi është bërë sërish një temë e nxehtë në politikën gjermane, ndërsa zgjedhjet po afrohen në Hesse dhe Bavari dhe ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD), e cila është kundër migrantëve, sheh një rritje të mbështetjes.

Kancelari Olaf Scholz tha në një intervistë të fundjavës me grupin mediatik RND se “numri i refugjatëve që kërkojnë të vijnë në Gjermani është shumë i lartë për momentin”.

Udhëheqësi i opozitës Friedrich Merz, nga Kristian Demokratët e qendrës së djathtë, tërhoqi vëmendjen me komentet e tij të fundit për azilkërkuesit e refuzuar të cilët “shkojnë te dentisti dhe ribëjnë dhëmbët”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco