VIDEO/ Protestoi gjatë fjalimit të presidentit iranian në OKB, ambasadori izraelit: Ndalimi im ishte brutal

12:24, 20/09/2023
A+ Aa A-

Personeli i sigurisë në godinën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ndaloi ambasadorin e Izraelit, pasi ky i fundit protestoi gjatë fjalimit të presidentit iranian, Ebrahim Raisi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Nuk dihet se përse erdhi ndalimi i tij, por më pas ambasadori u lirua.

Ambasadori Gilad Erdan tha për Fox News se ai ishte ndaluar në mënyrë brutale. Erdan tha se ky ndalim është i papranueshëm.

Ambasadori protestoi duke mbajtur foton e Mahsa Amini, gruas iraniane që u vra brutalisht vitin e kaluar nga e ashtuquajtura polici e moralit sepse nuk po mbante siç duhet shaminë. Vrasja e saj ndezi një seri protestash në Iran.

“OKB e ka humbur kompasin moral dhe kjo u shfaq qartë sot,” tha ambasadori.

“Të arrestohesh pse po qëndroj në krah të popullit iranian duke protestuar ndaj një vrasësi masiv, të cilit iu dha një audiencë në skenën globale, është krejtësisht e turpshme. Është një shembull tjetër i njëanshmërisë së fortë nga e cila vuan Izraeli në OKB,” theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco