Meksikë/ Momenti i frikshëm kur rrufeja godet një grua dhe një shitës ambulant kapet nga kamera

Meksikë/ Momenti i frikshëm kur rrufeja godet një grua dhe një shitës ambulant kapet nga kamera

11:30, 20/09/2023
A+ Aa A-

Një 33 vjeçare e cila ishte me pushime dhe një shitës ambulant humbën jetën tragjikisht kur u goditën nga një rrufe në një plazh në Meksikë.

Një dëshmitar okular regjistroi momentin kur rrufeja goditi Elvia de Jesus, siç ishte emri i gruas 33 vjeçare dhe Felix Andreas.

Dy viktimas ishin duke ecur në plazhin Michoacán, të premtën e kaluar kur u goditën nga rrufeja.

Sipas autoriteteve 33 vjeçarja po përpiqej të arrinte bashkëshortin i cili ishte strehuar nën një tendë.

Pavarësisht përpjekeve të bashkëshortit të saj dhe ndihmës së shpejtë 33 vjeçarja nuk arriti të mbijetonte.

Shitësi u dërgua me urgjencë i plagosur rëndë në spital por nuk arriti të mbijetone.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ( CDC ), të paktën 40 milionë vetëtima godasin tokën në Shtetet e Bashkuara çdo vit. 

Megjithëse shanset për t'u goditur nga rrufeja çdo vit janë më pak se një në një milion, afër 90 për qind e viktimave mbijetojnë.

 Kujdes pamje të rënda!

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco