Kim Jong-un arrin më tren në Rusi, SHBA ripërsërit qëndrimin: Do të përballen me  sanksione të rënda

Kim Jong-un arrin më tren në Rusi, SHBA ripërsërit qëndrimin: Do të përballen me sanksione të rënda

16:57, 12/09/2023
A+ Aa A-

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka arritur në Rusi – ku është filmuar duke zbritur nga treni më të cilin udhëtoi.

Madje edhe Kremlini ka publikuar një video në Telegram, ku shihen zyrtarët rusë duke pritur dhe përshëndetur liderin verikorean në stacionin e trenit Khasan në rajonin Primorsky.

Në anën tjetër ekspertët perëndimorë kanë alarmuar lidhur me këtë takim, pasi prej javësh diskutohet se Koreja e Veriut mund t’i ofrojë armë dhe municion Rusisë, të cilat do t’i përdoret në luftën në Ukrainë.

E takimi mes tyre lë të kuptohet se sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Rusisë kanë izoluar këtë vend, që filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Ndihmën që e kërkon Vladimir Putini nga Kim Jong-un tregon se Kremlinit po i shterohen rezervat e armatimit, dhe tani i ka mbetur pothuajse vetëm një derë e hapur për t’u furnizuar – që me gjasë është Koreja e Veriut.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Korenë e Veriut se nëse ndërmerr një veprim të tillë – pra shitjen e armëve Rusisë, do të ballafaqohet me sanksione shumë të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco