Kërcënimi nga Rusia, Letonia dhe Estonia blejnë sistemin raketor nga Gjermania

Kërcënimi nga Rusia, Letonia dhe Estonia blejnë sistemin raketor nga Gjermania

14:49, 12/09/2023
A+ Aa A-

Letonia dhe Lituania bëhen shtetet e dyta në botë që blejnë sistemin e mbrojtjes ajrore IRIS-T. Shtetet Baltike firmosën një marrëveshje me qeverinë gjermane për blerjen e këtij sistemi, i cili deri më tani është përdorur nga Ukraina në luftën e saj ndaj Rusisë. 

Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Hanno Pevkur, u shpreh: “Jemi shumë të lumtur që mund të themi zyrtarisht se Gjermania është partneri më i madh i Estonisë në fushën e mbrojtjes. Në fillim ishte SHBA, por tani Gjermania është numri 1”.

Ndërsa ministrja letoneze e Mbrojtjes, Inara Murniece, theksoi: “Letonia aktualisht ka çuar në 2.3% GDP-në për mbrojtjen dhe kemi plane për ta rritur buxhetin në 3% gjatë vitit të ardhshëm. Kjo do të jetë marrëveshja më e madhe në fushën e mbrojtjes për vendin tonë”.

Ministri i Mbrojtjes gjermane, Boris Pistorius, gjatë ceremonisë tha se Gjermania është duke punuar për alokimin e një pakete tjetër në fushën e mbrojtjes për Ukrainën: “Jemi duke punuar në Gjermani për një paketë të re prej disa qindra milionë eurosh, e cila do të jetë gati në javën e ardhshme për Ukrainën. Sigurisht ne jemi në dijeni se brenda 30-50 ditësh do të nisë edhe stina e shirave. Për këtë, ne jemi duke bërë gjithçka për të dhënë mbështetjen tonë”.

IRIS-T është një sistem i mbrojtjes raketore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi. Sistemi në fjalë ofron mbrojtje kundër avionëve, helikopterëve, raketave të komanduara, raketave balistike me rreze të shkurtër dhe dronëve. Raketat përdorin identifikimin termal, që do të thotë se ato ndjekin objektivin nga nxehtësia e tij. Ndryshe nga raketat e tjera moderne, IRIS-T ka një cilësi shumë të lartë të imazhit duke bërë të mundur identifikimin me saktësi të lartë të objektivit. Kjo i lejon atij që të dallojë mes objektivave dhe kundërmasave me nxehtësi e lazerave qërrues.

Gjithashtu, këto raketa kanë një rezistencë të lartë ndaj bllokuesve elektronik. Është parashikuar që Gjermania të furnizojë Kievin edhe me 6 sisteme të tjera deri në tetor të vitit 2024. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco