Parlamenti Evropian miraton bullgaren Ivanova si Komisioneren e re të BE për Inovacionin

Parlamenti Evropian miraton bullgaren Ivanova si Komisioneren e re të BE për Inovacionin

13:53, 12/09/2023
A+ Aa A-

Parlamenti Evropian ka mbështetur emërimin e Iliana Ivanova si Komisionerja e re Evropiane për Inovacionin dhe Kërkimin.

Në një votim plenar të mbajtur të martën në Strasburg, 522 ligjvënës të BE-së votuan pro emërimit, me 27 kundër dhe 51 abstenime.

Bullgarja 47-vjeçare u nominua për këtë post pasi Mariya Gabriel dha dorëheqjen në maj për t'u bërë ministre e Ounëve të Jashtme të Bullgarisë.

Emërimi i saj vjen pasi Brukseli hyn në fazën e fundit të mandatit legjislativ, me pak kohë për iniciativa të reja përpara se zgjedhjet evropiane të mbahen në qershor të vitit të ardhshëm.

Kur u pyet nga anëtarët e Parlamentit Evropian (PE) të martën e kaluar, Ivanova u zotua se do ta kthejë Bashkimin Evropian "përsëri në garë" për udhëheqjen globale në teknologjitë e reja.

Ajo paraqiti gjithashtu planet për të nxitur investimet e BE-së në kërkimin dhe inovacionin (R&I), për të nxitur arsimin dhe aftësitë dhe për të promovuar kulturën evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco