Fundi i botës! Mbi 2 000 të vdekur, këto janë shkatërrimet e përmbytjeve në Libi

Fundi i botës! Mbi 2 000 të vdekur, këto janë shkatërrimet e përmbytjeve në Libi

13:33, 12/09/2023
A+ Aa A-

Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje masive në pjesën lindore të Libisë duke shkaktuar deri më tani mbi 2 000 të vdekur sipas të dhënave zyrtare.

Mësohet se autoritetet kanë mbledhur rreth 1 000 trupa nga lumenjtë dhe kanalet e krijuara prej përmbytjeve, kurse numri i të vdekurve është 2 000.

Image

Shkatërrimet në ndërtesa dhe infrastrukturë janë kolosale pasi diga në jug të qytetit u shkatërrua prej uraganit Daniel duke marrë para lagje të tëra.

Raportohet se 10 000 persona janë të humbur.

Gjithçka ndodhi gjatë dy ditëve të fundit ku shirat e dendur bën që në zonën e Dernas të shkaktohej një katastrofë e mirëfilltë prej përmbytjeve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco