Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Çfarë do të bëjë Albin Kurti me asociacionin?

McCarthy i hap dritën jeshile procedurave për shkarkimin e presidentit Biden

McCarthy i hap dritën jeshile procedurave për shkarkimin e presidentit Biden

13:32, 12/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Kevin McCarthy pritet të deklarojë se këtë javë hapen procedurat për shkarkimin e presidentit Joe Biden.

Sipas Fox News, McCarthy do u thotë kongresmenëve republikanë se fillimi i hetimit për shkarkimin e Biden është ‘hapi logjik i radhës’.

Ditën e enjte, liderët e republikanëve në Kongres pritet të mblidhen në një takim me dyer të mbyllura për të mësuar më shumë nga hetimet parlamentare që janë kryer ndaj Biden dhe djalit të tij Hunter.

Gjatë këtij takimi, McCarthy do deklarojë se procedura e shkarkimit është hapi logjik i radhës për shumicën republikane.

Tre komisione të ndryshme parlamentare, të kryesuar nga republikanët, kanë hetuar për aferat e Biden. Ata kanë hetuar kryesisht dyshimet se Hunter Biden ka përfituar nga pushteti i babait për të siguruar marrëveshje biznesi në vende të huaja.

Një pyetje që mbetet e hapur për ligjvënësit republikanë është nëse vetë Biden ka përfituar personalisht nga marrëveshjet e të birit apo nëse ka abuzuar me pushtetin për të ndikuar te këto marrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco