Kush është në krye të SHBA-së? Momenti kur stafi i Shtëpisë së Bardhë ndërpret konferencën për shtyp të Bidenit

Kush është në krye të SHBA-së? Momenti kur stafi i Shtëpisë së Bardhë ndërpret konferencën për shtyp të Bidenit

08:58, 11/09/2023
A+ Aa A-

Presidenti Joe Biden mbajti një konferencë shtypi në Hanoi të Vietnamti të dielën mbrëma.

Por ajo që ra në sy ishte përgjumja e presidentit amerikan si dhe ndërprerja e papritur nga sekretarja e tij për shtyp Karine Jean-Pierre.

Biden ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve kur atij iu ndërpre mikrofoni ndërkohë që në sfond u dëgjuan tinguj të muzikës jazz.

“Ne folëm për stabilitetin, folëm për Botën e Tretë, më falni, hemisfera jugore ka qasje në ndryshim. Nuk ishte aspak konfrontuese...” filloi të fliste përçart Biden. 

Por papritur zëri i bujshëm i sekretares së tij për shtyp u dëgjua.

'Faleminderit të gjithëve. Kështu përfundon konferenca për shtyp. Faleminderit të gjithëve'  tha ajo.

 

 

Më pas gjatë gjithë kohës Biden vazhdoi të fliste pa e kuptuar se mikrofoni i tij ishte i fikur.

Ndërsa presidenti u përpoq t'u përgjigjej disa pyetjeve të tjera, muzika u bë dhe më e fortë në sfond.

Gjithashtu presidenti 80-vjeçar bëri shaka duke mos ditur nëse ishte mëngjes apo natë dhe përfundoi ngjarjen e shtypit duke thënë: ' Unë jam duke shkuar për të fjetur. 

Presidenti i 46-të i SHBA përsëriti gjithashtu një nga anekdotat e tij të preferuara për një film të John Wayne, ku një personazh indian e quan një ushtar të Unionit një "ushtar poni gënjeshtar, me fytyrë qeni". Ai e përdori këtë frazë për të përshkruar ata që mohojnë ndryshimin e klimës.

Performanca e Biden në këtë konference mori kritika të shumta nga disa vëzhgues, të cilët vunë në pikëpyetje aftësinë e tij mendore dhe aftësitë drejtuese. 

Një videoklip i Bidenit që kërkon një sy gjumë u bë virale në Tëitter, me mbi 2 milionë shikime dhe mijëra komente.

ImageKarine Jean-Pierre

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco