Ukrainës i mbeten 30 ditë/Gjenerali i SHBA: 1 muaj para se moti të pengojë ofensivën

Ukrainës i mbeten 30 ditë/Gjenerali i SHBA: 1 muaj para se moti të pengojë ofensivën

08:54, 11/09/2023
A+ Aa A-

Ukrainës i kanë mbetur pak më shumë se 30 ditë luftime përpara se moti të pengojë kundërofensivën e saj.

Kështu ka deklaruar kreu i ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Majli, sipas të cilit kushtet e ftohta të motit do ta bëjnë shumë më të vështirë për Ukrainën që të manovrojë.

Ai ka pranuar se ofensiva ka ecur më ngadalë nga sa pritej, por ka nënvizuar se në terren ka ende luftime të ashpra.

Ai ka thënë gjithashtu se është ende herët për të thënë nëse kundërofensiva ka dështuar, por ka theksuar se ukrainasit po ecin me një hap të qëndrueshëm drejt vijave të frontit rus.

“Ka ende një afat të arsyeshëm kohor, ndoshta nga 30 në 45 ditë kohë para se të ndryshojë moti. Ndaj, ukrainasit nuk kanë mbaruar ende”, ka thënë Majli.

Sipas tij, betejat nuk kanë përfunduar ende. “Ata nuk e kanë mbyllur atë pjesë të luftimeve që synojnë të përmbushin”, ka vijuar gjenerali.

Kundërofensiva e Kievit, që nisi në verë dhe që synon të çlirojë atë pjesë të territorit ukrainas të pushtuar nga rusët, deri më tani ka regjistruar një progres të vogël.

“E thash që në fillim se do të ishte një konflikt i gjatë, i ngadaltë, i ashpër dhe me shumë viktima dhe është pikërisht ajo që po ndodh”, ka shtuar Majli.

Por krerët e ushtrisë ukrainase pretendojnë se kanë thyer vijat e para të mbrojtjes të ushtrisë ruse në jug të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco