Tërmeti ‘bashkon’ Algjerinë me Marokun, hapet kufiri i mbyllur që nga viti 1994

Tërmeti ‘bashkon’ Algjerinë me Marokun, hapet kufiri i mbyllur që nga viti 1994

18:03, 10/09/2023
A+ Aa A-

Tërmeti vdekjeprurës i Marrakeshit bëri që Algjeria e cila ndërpreu lidhjet me Marokun dy vjet më parë, të hapte këtë të shtunë hapësirën e saj ajrore për fluturime humanitare dhe mjekësore në Marok.

Në një deklaratë për situatën e tërmetit në Marok, presidenca e Algjerisë tha se ishte e gatshme të ofrojë ndihmë humanitare si dhe të gjitha aftësitë e saj materiale dhe njerëzore në solidaritet me popullin maroken.

Ka një histori të gjatë tensionesh midis dy vendeve për kryesisht rajonin e diskutueshëm të Saharasë Perëndimore. Kufiri mes tyre është i mbyllur që nga viti 1994.

Kujtojmë se mbi 1 mijë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi të premten në mbrëmje shtetin afrikan të Marokut.

Lëkundja me magnitutë 6.8 u regjistrua në malet Atlas, në Perëndim të vendit, ndërkohë që të plagosurit janë me qindra.

Autoritetet konfirmuan se Epiqendra e tërmetit ishte 71 kilometra në jugperëndim të Marrakeshit, me një thellësi 18.5 kilometra dhe lëkundjet u regjistruan në orën 11:11 të natës.

Spitalet në Marrakesh po përballen me një fluks të lartë pacientësh, ndërsa është bërë thirrje për dhurim gjaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco