Tërmeti shkatërrimtar në Marok, OKB: Jemi në gatishmëri për ndihmë!

Tërmeti shkatërrimtar në Marok, OKB: Jemi në gatishmëri për ndihmë!

09:19, 10/09/2023
A+ Aa A-

Qeveria marokene po punon për t’i bërë ballë pasojave dhe dëmeve të mëdha që solli tërmeti apokaliptik dhe OKB-ja mbetet në gatishmëri për të ndihmuar, tha koordinatori i OKB-së në Marok në një intervistë të botuar të premten.

“Ne kemi kontaktuar me qeverinë e Marokut për të vendosur mbështetjen e OKB-së në kërkim-shpëtim, koordinimin e ndihmës humanitare dhe shëndetit,” tha Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Marok Nathalie Fustier, sipas një interviste audio në faqen e OKB-së.

“Qeveria po jep përgjigjen e saj ndaj tërmetit. Tani për tani, ne jemi në gatishmëri, të gatshëm për të ndihmuar sipas modalitetit që qeveria marokene do të donte të zgjidhte”, -tha Fustier.

OKB-ja mund të ndihmojë me përpjekjet e kërkimit dhe gjithashtu nevojat humanitare ose rindërtuese, sipas Fustier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco