E paralajmëroi disa herë, 44-vjeçari arrestohet pasi plagosi me thikë fqinjin që po mallkonte

E paralajmëroi disa herë, 44-vjeçari arrestohet pasi plagosi me thikë fqinjin që po mallkonte

13:34, 08/09/2023
A+ Aa A-

Në Brianza, Itali një 44-vjeçar, me precedentë të shumtë penalë, u denoncua me akuzën e lëndimit të rëndë trupor. Ai akuzohet se ka goditur me thikë një 60-vjeçar që kishte sharë e mallkuar gjatë një darke të banorëve në oborrin e një godine.

Faktet datojnë që nga 23 qershori i këtij viti. Sulmuesi, shumë besimtar, kishte vizituar nënën e tij dhe pasi ishte ndalur me fqinjët e tjerë, kishte dëgjuar mallkimet e burrit me të cilin debatoi para se ta qëllonte.

Gjatë mbrëmjes, njëri nga fqinjët, 60-vjeçari i plagosur më pas, kishte filluar të ngrinte tonin dhe filloi të shante ashpër me sharje e blasfemonte me mallkime para të gjithë të ftuarve, përfshirë edhe 44-vjeçarin, i cili nga ana tjetër, një besimtar i zjarrtë, i kishte kërkuar disa herë të ndalonte.

Pasoi një debat shumë i ashpër që bëri që të dy të nxirrnin thikat. Të dy fillimisht u ndanë nga personat e tjerë. Por 44-vjeçari gjithsesi arriti të çlirohej dhe të godiste dy herë me thikë 60-vjeçarin dhe më pas të arratisej me motor. I arrestuari ndodhet në burg sepse duhet të vuajë 10 vjet, 9 muaj e 20 ditë burg për një kombinim dënimesh që lidhen me dënime për krime të ndryshme të kryera midis viteve 2009 dhe 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco