Bullgaria do të japë mbi 4.5 milionë dollarë për refugjatët ukrainas

Bullgaria do të japë mbi 4.5 milionë dollarë për refugjatët ukrainas

13:28, 08/09/2023
A+ Aa A-

Qeveria e Bullgarisë vendosi që t’u sigurojë mbi 4.5 milionë dollarë ndihmë refugjatëve ukrainas në vend në kuadër të Programit të Ndihmës Humanitare.

Sipas lajmit të Agjencisë së Lajmeve të Bullgarisë (BTA), qendra për media e qeverisë njoftoi se paketa e ndihmës humanitare për ukrainasit në vend nën statusin e “mbrojtjes së përkohshme” u pranua nga Këshilli i Ministrave.

Ndihma në vlerë mbi 4.5 milionë dollarë do t’u dërgohet ukrainasve në vend në kuadër të Programit të Ndihmës Humanitare për refugjatët ukrainas, të miratuar në vitin 2022.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) të Kombeve të Bashkuara, mbi 165 mijë nga gjithsej 1 milion e 653 mijë ukrainas që kanë hyrë në Bullgari kanë statusin e “mbrojtjes së përkohshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco