India ndryshon emrin, ja si do quhet...

India ndryshon emrin, ja si do quhet...

19:32, 05/09/2023
A+ Aa A-

Qeveria indiane, e udhëhequr nga Narendra Modi, ka të ngjarë të sjellë një rezolutë për ndryshimin e emrit zyrtar të Indisë në 'Bharat' gjatë seancës speciale të Parlamentit. Kjo sëancë është planifikuar në datat 18-22 shtator,sipas raportimeve të “Times Now” ditën e sotme.

Udhëheqësi i Kongresit Jairam Ramesh konfirmoi gjithashtu se ftesat zyrtare për darkën e G20 nga Presidenti indian janë dërguar me emrin "Presidenti i Bharat" në vend të "Presidentit të Indisë", sic do të procdohej zakonisht.

“Britanikët na e ndryshuan emrin nga Bharat në Indi. Sipas nenit 1, Kushtetuta thotë: 'India, kjo është Bharat'. Vendi ynë njihet me emrin 'Bharat' për mijëra vjet ... është emri i lashtë i këtij vendi dhe gjendet në tekstet e lashta sanskrite.

Emri 'India' u dha nga kolonialisti Raj dhe është kështu një simbol i skllavërisë. Emri Indi duhet të hiqet nga Kushtetuta”, është shprehur një prej deputetëve, Rajya Sabha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco