VIDEO/ Zjarr në një ndërtesë dykatëshe, tym dhe flakë në Stamboll

VIDEO/ Zjarr në një ndërtesë dykatëshe, tym dhe flakë në Stamboll

14:15, 05/09/2023
A+ Aa A-

Një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë dykatëshe shkaktoi panik në zonën Atasehir të Stambollit. Një numër i madh i zjarrfikësve kanë mbërritur në zonë, ndërsa siç raportojnë mediat turke, tymi i zi nga zjarri mund të shihet nga lagje të ndryshme të Stambollit.

Autoritetet kanë bllokuar qarkullimin në zonën përreth, për të lehtësuar punën e zjarrfikësve.  Sipas drejtorit të Zjarrfikësve të Stambollit, Rezmi Albayrak, një palestër në ndërtesën dykatëshe u përfshi nga flakët, duke rritur rrezikun edhe në ndërtesa përreth.

Në këtë zonë të Stambollit ka shumë objekte, ndërsa përveç numrit të madh të zjarrfikësve, punonjësve të policisë dhe qytetarëve që ndihmojnë në përpjekjet për të parandaluar përhapjen e zjarrit në banesa dhe vende të tjera të punës.

Deri më tani zjarri nuk është vënë nën kontroll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco