E trishtë! Shuhet ylli i hitit “Dream Weaver”, Gary Wright

E trishtë! Shuhet ylli i hitit “Dream Weaver”, Gary Wright

10:34, 05/09/2023
A+ Aa A-

SHBA
Ndërruon jetë në moshën 80-vjeçare Gary Wright, këngëtari i hiteve pop “Dream Weaver” dhe “Love is Alive”.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar djali i tij, Justin, për TMZ. Ai u shpreh se i ati ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit. Simptomat e kantautorit ishin përkeqësuar vitin e kaluar dhe ia kishin vështirësuar të folurën dhe të lëvizurën.

Karriera e Gary Wright

Hitet e të ndjerit “Dream Weaver” dhe “Love is Alive”, arritën në vendin e dytë në tabelën e këngëve “Billboard Hot 100”. Wright ishte gjithashtu kompozitor dhe producent dhe shpesh bashkëpunonte me muzikantin e Beatles, George Harrison. Wright pati një karrierë si aktor në reklamat televizive dhe radiofonike dhe interpretoi në Broadway në muzikalin “Fanny” në 1954. Ai gjithashtu u shfaq në “The Ed Sullivan Show”.

Muzikanti braktisi mjekësinë për muzikën dhe në vitin 1967 u bë vokalist i përbashkët kryesor në grupin britanik të rock-ut “Spooky Tooth” përpara se të fillonte një karrierë solo në 1970.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco