Gjobitet turisti në Firence, dëmtoi statujën e Poseidonit për të bërë një selfie

Gjobitet turisti në Firence, dëmtoi statujën e Poseidonit për të bërë një selfie

08:48, 05/09/2023
A+ Aa A-

Një gjobë prej pesë mijë eurosh do të duhet të paguajë një turist 22-vjeçar, i cili gjatë natës së kaluar është ngjitur në shatërvanin e Poseidonit, në pjesën më qendrore të Firences, për të bërë një “selfie”.

Në fillim, statuja dukej e padëmtuar. Megjithatë, pas një “ekzaminimi” të kujdesshëm nga konservatorët, u konstatua se për shkak të peshës së turistit, një pjesë e vogël e këmbës së kalit të Poseidonit, brenda shatërvanit, ishte shkëputur.

Zyrtarët komunalë me pamjet nga kamerat e sigurisë kanë arritur të identifikojnë përgjegjësin, i cili tashmë akuzohet për shkatërrim dhe dëmtim të trashëgimisë kulturore të vendit.

“Përgjegjësit të këtij akti i mungon krejtësisht ndjenja e respektit për kulturën dhe bukurinë, që duhet të karakterizojë këdo që vendos të vizitojë vendin tonë. Incidente të tilla duhet të ndalen dhe shumë shpejt Parlamenti i Romës do të miratojë një ligj për rritjen e dënimeve të parashikuara”, tha ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco