Festa për zbulimin e gjinisë së foshnjes kthehet në tragjedi, rrëzohet avioni

Festa për zbulimin e gjinisë së foshnjes kthehet në tragjedi, rrëzohet avioni

11:56, 04/09/2023
A+ Aa A-

Një festë e organizuar nga një çift për të zbuluar gjininë e foshnjes së tyre është kthyer në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në Sinaloa të Meksikës. Çifti kishte marrë me qira një avion që do të hidhte pluhur ngjyrë rozë ose blu në varësi të gjinisë së fëmijës.

E kështu ndodhi. Sapo bashkëshorti njoftoi partneren e tij se fëmija që po presin është vajzë, avioni i vogël hodhi pluhur rozë. Por në këtë moment gjithçka shkoi keq. Avioni humbi kontrollin dhe u përplas në tokë vetëm pak metra larg vendit ku po mbahej festa.

Të pranishmit fillimisht nuk e kuptuan tragjedinë, pasi shpërthyen në brohoritje nga njoftimi për gjininë e fëmijës.Piloti i avionit, një 32-vjeçar, u gjet mes rrënojave dhe u dërgua në spital. Për fat të keq ai humbi jetën për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte pësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco