Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë kundër aferës '5D'

Rrëzimi i avionit/ Ja si u identifikua trupi i Prigozhinit

Rrëzimi i avionit/ Ja si u identifikua trupi i Prigozhinit

07:46, 25/08/2023
A+ Aa A-

Kreu i grupit mercenar Yevgeny Prigozhin është deklaruar i vdekur.

Trupi sipas medias britanike Dailymail u identifikua nga një gisht i prerë pasi u nxorr nga rrënojat e avionit që u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë.

Prigozhin e kishte prerë gishtin ndërsa vuante dënimin në burg tha kanali rus Telegram VChK-OGPU, ndërsa miku i tij  Dmitry Utkin u identifikua nga tatuazhet.

Image

Kjo vjen pas një vlerësim paraprak të inteligjencës amerikane që zbuloi se rrëzimi i avionit ishte shkaktuar nga një shpërthim i qëllimshëm, por Pentagoni thotë se nuk ka asnjë provë deri më tani që tregon për një raketë mbrojtëse tokë-ajër.

Gjeneral brigade Patrick Ryder, një zëdhënës i Pentagonit, nuk ofroi detaje apo prova të mëtejshme ndërsa bëri komentet e tij në një konferencë shtypi të Pentagonit.

Është ende e paqartë nëse Prigozhin dhe disa nga togerët e tij janë vrarë për hakmarrje për shkak të kryengritjes që sfidoi autoritetin e Presidentit Putin. 

Në raporte të paverifikuara, pretendohej se bombat ishin vendosur në pjesën e pasme të një avioni pranë tualetit. 

Kjo u nxit dhe nga postimi i stjuardeses Kristina Raspopova, 39 vjeç, e cila publikoi në rrjetet sociale para nisjes se fluturimi i saj ishte vonuar për shkak të 'riparimeve' të minutës së fundit. 

Është e mundur që një bombë të jetë fshehur në bord gjatë kësaj kohe, edhe pse kjo është e pakonfirmuar. 

Detajet e vlerësimit të SHBA-së u shfaqën teksa Putin shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që u raportuan se ishin në bordin e avionit duke iu referua si 'gabime të rënda'.

Kanali Telegram raportoi: "Trupi i Yevgeny Prigozhin u identifikua zyrtarisht në morg, ai u identifikua nga një prej komandantëve të PMC Wagner. Shenja kryesore ishte mungesa e gishtit.'

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco