Autobusi përplaset me një kamion, humbin jetën 15 emigrantë

Autobusi përplaset me një kamion, humbin jetën 15 emigrantë

21:08, 22/08/2023
A+ Aa A-

Të paktën 15 emigrantë kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti tragjik në Meksikën qendrore.

Emigrantët, kryesisht nga Venezuela, po udhëtonin në shtetin e Puebla kur autobusi u përplas me një kamion. Qeveria e shtetit të Puebla konfirmoi përplasjen në X, platforma e mediave sociale e njohur më parë si Twitter.

Imazhet e shpërndara në X nga Garda Kombëtare e Meksikës tregojnë oficerët pranë dy automjeteve të dëmtuara rëndë në një kthesë në autostradë në një zonë kodrinoro-malore.

Sipas mediave meksikane, autostrada përdoret shpesh nga kontrabandistët e qenieve njerëzore. Emigrantët shpesh transportohen me autobus nga kufiri jugor i Meksikës me Guatemalën ndërsa shkojnë në veri për në SHBA.

Të plagosurit u transportuan në tre spitale në qytetin e Tehuacan.

Qindra mijëra emigrantë, me synimin për t’iu larguar varfërisë dhe dhunës në Amerikën Qendrore përpiqen të kalojnë përmes Meksikës çdo vit me sytë nga SHBA.

Shumë prej tyre paguajnë kontrabandistët, të cilët i transportojnë ilegalisht me kamionë të mbushur me njerëz në një udhëtim të gjatë që jo rrallë herë përfundon në aksident.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco