Japonia, gati të lëshojë në det ujin e centralit të Fukushimës

Japonia, gati të lëshojë në det ujin e centralit të Fukushimës

20:36, 22/08/2023
A+ Aa A-

Japonia do të nisë të enjten lëshimin e ujit radioaktiv të trajtuar nga centrali bërthamor Fukushima i goditur nga cunami në Oqeanin Paqësor. Vendimi i Japonisë vjen pavarësisht kundërshtimit nga fqinjët e sa dhe disa javë pasi mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së miratoi planin.

Rreth 1.34 milion ton ujë, mjaftueshëm për të mbushur 500 pishina me madhësi olimpike, janë grumbulluar që nga cunami i vitit 2011 që shkatërroi uzinën.

Uji do të lirohet pas 30 vjetësh pasi të jetë filtruar dhe holluar.

Autoritetet do të kërkojnë që operatori i uzinës të “përgatitet menjëherë” që asgjësimi të fillojë më 24 gusht nëse kushtet e motit dhe detit do të jenë të përshtatshme

Kryeministri japonez Fumio Kishida e vizitoi fabrikën të dielën, duke nxitur spekulimet se lirimi ishte i afërt.

Sipas deklaratave të qeverisë vendit, lëshimi i ujit është një hap i domosdoshëm në procesin e gjatë dhe të kushtueshëm të çmontimit të uzinës, i cili ndodhet në bregun lindor të vendit, rreth 220 km në veri-lindje të kryeqytetit Tokio.

Japonia ka mbledhur dhe ruajtur ujin e ndotur në depozita për më shumë se një dekadë, por hapësira tashmë po mbaron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco