Numri i të vdekurve nga zjarret në Havai shkon mbi 100 e është vetëm fillimi

Numri i të vdekurve nga zjarret në Havai shkon mbi 100 e është vetëm fillimi

11:10, 16/08/2023
A+ Aa A-

Autoritetet në Haëaii po përpiqen të përcaktojnë se si filluan zjarret më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në SHBA në më shumë se një shekull, ndërsa numri i viktimave shkoi mbi 100 dhe me shumë viktima të tjera priten në ditët në vijim.

Zyrtarëve u është dashur të sjellin një makineri të lëvizshme morgu për të ndihmuar në identifikimin e mbetjeve të njerëzve të djegur nga zjarret që shkatërruan ishullin Maui.

Rreth 1,300 njerëz janë ende të zhdukur dhe ndërsa punëtorët e shpëtimit dhe qentë e kërkimit krehin rrënojat, atyre u është thënë se do të gjejnë shumë kufoma të tjera, veçanërisht në qytetin historik të Lahaina, i cili u shkatërrua nga flakët.

Edhe aty ku zjarret janë tërhequr, autoritetet kanë paralajmëruar se nënproduktet toksike mund të mbeten, duke përfshirë ujin e pijshëm, pasi flakët kanë nxjerrë tym helmues.

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të SHBA (FEMA) thotë se po punon ngushtë me partnerët e shtetit, qarkut dhe federal në përpjekjet e reagimit dhe për të ndihmuar të mbijetuarit.

Në terren, ka më shumë se 190 anëtarë të ekipit të kërkim-shpëtimit dhe mbi 380 punonjës të FEMA.

Kompania e energjisë Haëaii nën presion

Ndërsa përpjekjet e shpëtimit dhe pastrimit vazhdojnë, ato fokusohen gjithashtu në mënyrën se si zjarret filluan dhe u përhapën kaq shpejt.

Pamjet kanë treguar si dëshmi kyçe, linjat e rrëzuara elektrike si shkaktare të mundshme.

"Dëgjoj një zhurmë që erdhi nga matanë rrugës," tha banori Shane True. "Sapo e dëgjova muzikën, gjithçka që dëgjova ishte si elektrike dhe shoh, ka një linjë elektrike aty dhe pak më vonë, ajo sapo u përkul në tokë, u shtri në bar të thatë e pati shkëndija e më pas zjarr."

Haëai Electric Co. përballet me kritika për moskufizimin e energjisë pas paralajmërimeve për erë të fortë dhe për mbajtjen e energjisë në rrjet edhe pse dhjetëra shtylla filluan të rrëzohen.

Një padi kolektive është ngritur tashmë që synon ta bëjë kompaninë përgjegjëse për vdekjet.

Padia citon vetë dokumentet e ndërmarrjes që tregojnë se ajo ishte e vetëdijshme se mbylljet parandaluese të energjisë, si ato të përdorura në Kaliforni, ishin një strategji efektive për të parandaluar zjarret, por që kurrë nuk i miratoi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco