Turqi/ Reagime të forta për modelen që u fotografua me barkun jashtë në xhaminë më të madhe në Ankara

Turqi/ Reagime të forta për modelen që u fotografua me barkun jashtë në xhaminë më të madhe në Ankara

09:56, 16/08/2023
A+ Aa A-

Reagime të forta në Turqi shkaktoi fotosesioni që një modele bëri nën instruksionet e regjisorit turk Bilal Kisa në xhaminë më të madhe dhe më të rëndësishme të Ankarasë .

Ajo që zemëroi turqit ishte veshja e modeles së re, e cila u konsiderua e papërshtatshme për një grua në një xhami .

Siç shihet në fotot e postuara në Instagram – por më vonë “të hequra” pas reagimit të ashpër – modelja ka veshur një bluzë të shkurtër që i ekspozon barkun, një shall të bardhë, një rruzare teksa pozon në xhaminë e Kocatepe.

Pas publikimit të fotove dhe reagimeve të shkaktuara, zyra e guvernatorit të Ankarasë, njoftoi dhe për një hetim: “Për fotot që duket se janë bërë në xhaminë e Kocatepe në qytetin tonë dhe kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ.'

Ndërsa në një postim në Instagram, regjisori Kisa shkruan:

“Më vjen keq kur shoh që puna që bëra në Kocatepe ishte aq larg qëllimit dhe hyri në rrugë të tjera. Edhe pse qëllimi im ishte të thyeja paragjykimet e atyre që nuk e duan xhaminë për të treguar se xhamia është një vend ku të gjithë gjejnë qetësi, jam i shqetësuar që edhe unë dhe familja ime akuzohen edhe për tradhti. I kërkoj falje kujtdo që kam lënduar apo keqkuptuar”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco